Washington e mposhti LA Lekers-at

Basketboll

Washington e mposhti LA Lekers-at

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 11:33
Pamje nga një ndeshje

Basketbollisti John Wall shënoi 33 pikë duke udhëhequr Washington në një fitore 116:108 kundër Los Angeles Lakers në NBA. Skuadra kryeqytetase  konfirmoi formën e jashtëzakonshme duke arritur 6 fitore radhazi përballë kalifornianëve që kanë humbur 9 nga 11 takimet e fundit. Washington ishte vazhdimisht në kontroll të ndeshjes dhe në pushim vajtën me një epërsi + 16, për shifrat 51-35. Gjithsesi Lakers arritën të rikthehen në ndeshje duke u afruar deri në shifrat 67:60 por Wizards falë lojës së mirë të Wall krijuan sërish një epërsi +14. Skuadra kaliforniane megjithatë nuk u dorëzua dhe u afrua deri në 90:82, ndërsa Larry Nance Jr falë një goditje të saktë për 2 reduktoi diferencën deri në 4 pikë. Gjithsesi Wizards kontrolluan lojën dhe në fund fituan me rezultatin 116-108 ndërsa Lakers nuk i mjafton 20 pikët e Jordan Clarkson për të shmangur një tjetër humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat