DeAndre Jordan, Aaron Gordon, Glenn Robinson III and Derrick Jones Jr, ishin pjesëmarrësit e garës së ngulitjeve për vitin 2017 në NBA dhe fitues doli Robinson III – në një garë që u vlerësua si shumë, shumë e dobët.
Nuk kishte ngulitje magjike siç jemi mësuar të shohim në këtë garë dhe as tifozët nuk u ngazëllyen shumë nga performancat e lojtarëve.
“Robinson ishte fitues vetëm se bëri disa ngulitje që ia vlejtën”, shkruan Foxsports.
Ngulitje diçka më e mirë ishte ngulitja finale e Robinson, i cili kërceu mbi tre persona për të ngulitur nga prapa.
Kjo garë nuk ishte as e përafërt me atë të vitit të kaluar kur Zach LaVine dhe Aaron Gordon kishin bërë ngulitje që do të mbahen mend gjatë.