Peja fiton me 28 pikë diferencë ndaj Rahovecit

Basketboll

Peja fiton me 28 pikë diferencë ndaj Rahovecit

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 21:01
KB Peja

KB Peja nuk ka pasur telashe në përballjen kundër KB Rahovecit në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll. Në përballjen e zhvilluar në palestrën sportive “Shani Nushi” në Gjakovë, vizitorët fituan me rezultat 91-63.

Skuadra që kishte epitetin e mysafirit e nisi fuqishëm çerekun e parë të këtij takimi duke qenë bindëse në dhjetëminutëshin e parë. Pejanët shënuan 17 pikë më shumë se kundërshtari në çerekun e parë (10:27).

Edhe pse jo aq bindës sa në çerekun e parë, basketbollistët mysafirë vazhduan të ishin më të mirë duke shënuar pesë pikë më shumë se kundërshtari në fraksionin e dytë (17:22). Kështu, pjesa e parë përfundoi me rezultat 27-49.

Çereku i tretë ishte i vetmi gjatë ndeshjes ku Rahoveci ishte në të njëjtin nivel me Pejën, pasi shënoi pikë të barabarta (19:19).

Pejanët e mbyllën me epërsi prej gjashtë pikësh çerekun e katërt për rezultatin e përgjithshëm prej 91-63.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat