Peja synon finalen e madhe në Ligën Ballkanike në basketboll. Pejanët janë të vetëdijshëm se do të jetë një rrugë e vështirë për të arritur deri në finale, por besojnë e shpresojnë se me kapacitetin që kanë të basketbollistëve, kjo mund të arrihet. Verdhezinjtë shënuan fitore me rezultat 75:70 kundër Teodos nga Tivati i Malit të Zi, në ndeshjen e fundit që u zhvillua të mërkurën mbrëma në palestrën e sportit “Karagaçi’. Prandaj, pejanët përfunduan në vend të tretë me 9 pikë në grupin D dhe tani në çerekfinale do të ndeshen me Kozuv-in nga Gjevgjelia, një ekip që e njohin mjaft mirë. Në javën e ardhshme përkatësisht me 8 mars do të zhvillohet takimi i parë ndërmjet Pejës dhe Kozuv-it, ndërsa ajo e kthimit luhet në Gjevgjeli me 15 mars.
Basketbollisti Arian Çallaku ka qenë ndër më të dalluarit me 9 pikë në fitoren ndaj Teodos, shprehet se ishte fitore shumë me rëndësi. “Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne. Luajtëm mirë si ekip në mbrojtje sidomos në pjesën e parë. Në pjesën e dytë na ra pakëz ritmi dhe koncentrimi por më e rëndësishmja ishte fitorja në fund”, thotë Çallaku për gazetën kombëtare “Bota sot”. Çfarë do të thotë kjo fitore për Pejën? “Kjo është fitore shumë e rëndësishme dhe është motivim shtesë për ne...
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)