Kosova përgatitet për evropian

Basketboll

Kosova përgatitet për evropian

Më: 3 mars 2017 Në ora: 15:55
Pamje nga një ndeshje

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës U-18 në konkurrencën e femrave, Fidan Shatri dhe ndihmësi i tij, Afrim Selimi i kanë ftuar në grumbullimin e parë të gjitha vajzat e lindura në vitin 1999 e më të reja.  

Grumbullimi i parë do të mbahet të dielën me fillim nga ora 16:00 deri në 18:00  në palestrën e sportit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.

 Duhet theksuar se Kosova U-18 do të marr pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni C, që do të mbahet në Maltë prej 4 deri më 9 korrik.

Kosova do të bëj gara me Armeninë, Maltën, Gjibraltarin, Qipron dhe Armeninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat