NBA, nuk ndalen Houston e Celtics, bien Spurs

Basketboll

NBA, nuk ndalen Houston e Celtics, bien Spurs

Më: 16 mars 2017 Në ora: 16:09
NBA

Houston Rockets di të shkëlqejë edhe nëse James Harden nuk është në formën e tij më të mirë. Në “Toyota Center” Rockets tashmë të kualifikuar për fazën “play-off”, shkatërruan me 39 pikë diferencë, 139-100 Los Angeles Lakers, duke u shkaktuar kalifornianëve humbjen e 48-të sezonale. Një sezon për t’u harruar ky për Lakers, që renditen në vendin e fundit në konferencën e Perëndimit.

Harden u ndal në vetëm 18 pikë në këtë ndeshje, ndërsa statistikat më të mira i kishte Randle i Lakers me 32 pikë, ndërkohe për Houston spikati Williams me 30 pikë.

Isaiah Thomas më 27 pikë në total, udhëhoqi Boston Celtics drejt suksesit të 43 – të sezonan këtë radhë ndaj Minessotta Timberwolves.  Pas një pjesë të parë të ekulibruar, që u mbyll 58 – 60, vendasit e rritën ritmin në dy periodat e fundit, duke triumfuar në fund me 13 pikë diferencë, 117 – 104.

Lillard dhe McCollum që shënuan respektivisht 36 dhe 26 pikë, i siguruan një fitore të vështirë 106 – 110 Portland Trail Blazers në parketin e San Antonio Spurs. 35 pikët e Leonard nuk i mjaftuan skuadrës teksane në ATandT Center, me Blazers që treguan pjekuri në periodën e katërt, për një fitore që i mban shumë pranë zonës “play Off”.

Rikthehet te humbja Chicago Bulls, që u ndal 91 – 98 nga Memphis Griezzlis. Conley dhe Gasol, shënuan nga 27 pikë për Memphis, që me këtë sukses forcon pozitat në zonën “play off” të Konferencës së Perëndimit.

Në takimet e tjera të mbrëmjes Indiana Pacers iu imponua 98 – 77 Charlotte Hornets, Washington Wizards u mund 107-112 nga Dallas Mavericks, Miami Heat triumfoi 120 – 112 me New Orleans Pelicans, Phoenix Suns – Sacramento Kings përfundoi 101 – 107, ndërsa Los Angeles Clippers u mposht me një pikë diferencë 96 – 97 nga Milwaukee Bucks.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat