Super Harden nuk mjafton, Rockets mposhten në New Orleans

Basketboll

Super Harden nuk mjafton, Rockets mposhten në New Orleans

Më: 18 mars 2017 Në ora: 13:55
James Harden

Vetëm James Harden nuk i mjaftoi Houston. 41 pikët e realizuara nga ylli i Rockets, të cilave u shtohen edhe 14 rikuperime nën tabelë dhe 11 asist nuk evituan humbjen në New Orleans.

Pavarësisht mungesës së DeMarcus Cousins, Pelicans fituan 128-112 falë 30 pikëve të realizuara nga Solomon Hill dhe 24 pikëve e 15 topave të rikuperuar nga Anthony Davis.

Boston regjistroi fitoren e tretë radhazi, me shifrat 98-95 ndaj Brooklyn Nets. Celtics konfirmuan se mund të shkëlqejnë edhe pa Isaiah Thomas, ndërsa skuadra u udhëhoq nga Jae Crowder që 24 pikëve të realizuara u shtoi edhe 12 topa të rikuperuar nën tabelë.

Miami triumfoi 123-105 përballë Minnesota-s dhe e sheh veten në zonën “playoff” të Konferencës së Perëndimit. Megjithë mungesën e Dion Waiters, Heat regjistruan fitoren e 23-të në 28 ndeshjet e fundit.

Washington Wizards kaluan 112-107 Chicago Bulls, falë paraqitjes së John Wall që realizoi 14 pikë por dhe 20 asist, ndërsa Bradley Beal ishte më i miri për ekipin e tij me 24 pikë.

Milwaukee Bucks triumfuan 107-103 në “Staples Center” të Los Angeles. Për të thyer Lakers mendoi Khris Middleton që 14 nga 30 pikët e tij i realizoi vetëm në periodën e katërt të lojës.

Toronto fitoi 87-75 në Detroit: edhe pse Pistons ishin në avantazh 72-63 në startin e periodës së katërt, Raptors arritën të përmbysnin gjithçka, të udhëhequr nga Serge Ibaka autor i 17 pikëve dhe DeMar Derozan që e mbylli sfidën me 14 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat