Peja nuk e ka presionin e Kumanovës

Basketboll

Peja nuk e ka presionin e Kumanovës

Nga: Blerim Krasniqi Më: 22 mars 2017 Në ora: 11:06
Blerim Krasniqi

Debate

Të gjithë shpresojmë se Peja do të jetë në finalen e madhe të Ligës Ballkanike, e cila do të vlerësohej një sukses i gjithmbarshëm për sportin e Republikës së Kosovës. Peja do të ndeshet me Kumanovën, në gjysmëfinalen e parë që luhet në palestrën e sportit ‘Karagaçi’ në Pejë dhe që shpresojmë palestra të jetë e mbushur me shikues, që do të ishte një motiv shtesë për lojtarët verdhezinj. Peja befasoi për të mirë në dy xhirot e fundit, pasi që u kualifikuan në gjysmëfinale, pasi që përballet me Kumanovën, e cila ka treguar më së shumti stabilitet gjatë këtij edicioni. Mirëpo, Peja në Ligën Ballkanike ka treguar paraqitje të mirë, ka qenë më e përqendruar dhe ka dëshmuar disa lojëra kualitative posaçërisht në pjesën përfundimtare. Nëse ata arrijnë me nxjerrë rezultat të favorshëm, ka gjasa që të kualifikohen edhe në finale dhe do të ishte sukses i madh. Në takimin e fundit që e pash Peja tregoi në lojë më agresive në mbrojtje dhe u shqua me kundërsulme, ishin efikase në gjuajtje për dy e tre pikë, aty ka qenë shumë e suksesshme dhe që solli edhe fitore. Po ashtu edhe homogjeniteti së fundit në ekip po manifestohet për të mirë, por do të ketë vështirë, sepse Kumanova ka lojtarë me kualitet dhe të pozitave të ndryshme dhe më lehtë e ka të bëjë ndërrimin apo rotacionin apo në pozita të caktuara për të ndërruar lojtarë.

Pavarësisht kësaj, Peja ka gjasa, sepse është një Pejë tjetër në javët e fundit, më produktive. Peja nuk do të ketë fare presion, objektivat sipas meje i ka arritur, duke u bazuar në ato turbulenca që i ka pasur, po ashtu edhe në Ligën Ballkanike dhe në Kosovë. Kam informata që ka problem me disa lojtarë, me pagesa, por nëse i ka minimizuar ato apo nëse kanë arritur mi likuiduar të gjitha këto probleme, atëherë Peja ka me dhënë më të mirën. Do të ishte mirë që edhe simpatizuesit të jenë sa më shumë, sepse po ndihet një mungesë e tyre, që do të ishin lojtar i gjashtë dhe do ta ndihmojë ekipin. Sigurisht se do të jenë prezent në numër sa më të madh që të ta ndihmojnë ekipin drejt finales. Sepse do të ishte një sukses i gjithmbarshëm nëse Peja kualifikohet në finale. Peja ka lojtarë që mund ta bëjnë diferencën dhe e kanë treguar veten në sfidat përfundimtare. Ata me gjithë problemet vazhduan rrugëtimin e saj, dhe gradualisht u stabilizuan në lojë. Besoj se Peja do të na gëzojë të gjithëve me kualifikim në finalen e madhe, që sigurisht është njëra nga lajmet më të mira sportive për vendin tonë.

Autori është trajner i basketbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat