Bashkimi demoloi K. Prishtinën

Basketboll

Bashkimi demoloi K. Prishtinën

Më: 22 mars 2017 Në ora: 12:12
KB Bashkimi

Bashkimi ka triumfuar ndaj Kerasan Prishtinës me rezultat 115:61 (29:17, 28:11, 25:18, 33:14) në ndeshjen që i ka takuar xhiros së XXIII të Superligës së Kosovës në basketboll.

Prej fillimit të takimit e deri në fund ishin nikoqirët ata që dominuan në parket dhe kështu pa ndonjë vështirësi të madhe arritën deri te fitorja.

Koshashënuesit më të mirë te Bashkimi ishin Gazmend Sinani me 20 pikë e 9 kërcime, Marko Popoviq me 17 pikë e 6 kërcime dhe Justin Black me 17 pikë e 7 kërcime.

Në anën tjetër te Kerasan Prishtina më efikasit ishin Mërgim Jakupi me 18 pikë e 8 kërcime dhe Alban Latifaj me 11 pikë.

Duhet theksuar se ndeshjet e tjera të kësaj xhiroje do të luhen në fundjavë, ndërsa kryendeshja e kësaj xhiroje, Sigal Prishtina – Peja do të zhvillohet më 5 prill, raporton FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat