Prishtina, kampione e Kosovës

Basketboll

Prishtina, kampione e Kosovës

Më: 18 prill 2017 Në ora: 12:32
Riinvest Prishtina

Riinvest Prishtina në konkurrencën e femrave e ka fituar titullin e kampionit për grupmoshën U-16, pasi që në finale e ka mposhtur Vushtrria Basketin me rezultat 55:33 në ndeshjen e luajtur në Prishtinë.

Prej fillimit të ndeshjes e deri në fund kanë dominuar vajzat e Prishtinës, ndonëse në disa momente edhe  vushtrrinaset treguan lojë të mirë.

MVP i  ndeshjes finale për grupmoshën U-16 është shpallur Besjana Martinaj, basketbolliste e Riinvest Prishtinës, ndërsa trofeun ia ka ndarë zyrtari i FBK-së, Ard Islami.

Ndërkaq Kupën kapitenes të Riinvest Prishtinës, Besjana Martinaj  ia ka dorëzuar anëtari i Bordit  të FBK-së, Valton Bilalli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat