Bashkimi siguroi vendin e dytë

Basketboll

Bashkimi siguroi vendin e dytë

Më: 26 prill 2017 Në ora: 19:32
Pamje nga një ndeshje

KB Bashkimi nga Prizreni shënoi fitore në udhëtim me rezultat 92:81 ndaj Pejës, në ndeshjen e  javës së fundit (28-të) të pjesës së rregullt të elitës së basketbollit.

Kjo fitore për Bashkimin është shumë e vlefshme, pasi që i siguroi pozitën e dytë me 51 pikë, duke lënë pas Pejën në vend të tretë me 49 sosh, kurse Sigal Prishtina përfundoi e para me 53 pikë. Basketbollisti Kayel Locke ka qenë më i merituari për fitore, i cili shënoi 26 pikë, pati 5 kërcime dhe 2 asistime, i ndihmuar nga Garrius Adams me 20 pikë, 6 kërcime dhe 2 asistime.  Te pejanët Arian Qallakaj u dallua me 30 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat