Bashkimi shkatërroi Pejën, fitoi gjysmëfinalen e parë

Basketboll

Bashkimi shkatërroi Pejën, fitoi gjysmëfinalen e parë

Më: 29 prill 2017 Në ora: 22:25
Bashkimi shkatërroi Pejën

Bashkimi ka fituar përballjen e parë gjysmëfinale të play-offit ndaj Pejës.

Në “Sezai Surroi” Bashkimi shënoi fitore bindëse me rezultat 116:87. Më i miri në radhët e Bashkimit ishte Justin Black, i cili shënoi 33 pikë, pati 5 kërcime dhe 8 asistime. Kurse Kayle Locke shënoi 20 pikë, pati 11 kërcime dhe 3 asistime.

Në radhët e Pejës më i miri ishte Robert Abramoviq që shënoi 25 pikë, 4 kërcime dhe 4 asistime. Ndërsa Arti Hajdari shënoi 19 pikë, 3 kërcime dhe 2 asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat