Thomas humb dhëmbin, Celtics përmbysin Wizardsin

Basketboll

Thomas humb dhëmbin, Celtics përmbysin Wizardsin

Më: 1 maj 2017 Në ora: 00:26
Thomas humbi dhëmbin pas një përplasje me Porter

Pavarësisht një disavantazhi prej 16 pikësh, Boston ka treguar karakter duke arritur një fitore 123-111 në takimin e parë të gjysmëfinaleve të Konferencës së Lindjes kundër Washington Wizards.

Celtics e kanë nisur shumë keq ndeshjen, teksa John Wall me shokë janë hedhur menjëherë në sulm duke shënuar 16 pikët e para të sfidës që është zhvilluar mbrëmjen e sotme në “TD Garden”. Ka qenë organizatori i Boston, Isaiah Thomas, ai që ka udhëhequr përmbysjen e vendasve.

As dhëmbi i humbur (pas një përplasje me Porter) nuk e ka ndalur Thomas. Gjithsesi, miqtë nuk e kanë hequr këmbën nga gazi dhe e kanë mbyllur periodën e parë me 38 pikë. Në përfundim të një pjese të parë shumë tërheqëse Wizards kanë qenë në avantazh 64-59.

Në pjesën e dytë Celtics janë futur në fushë me një mentalitet tjetër, gati për luftë. Trepikëshat kanë qenë të njëpasnjëshëm dhe vendasit kanë kaluar për herë të parë në avantazh kur kishin mbetur edhe 6 minuta për t’u luajtur nga perioda e tretë.

Madje në sekondat e fundit të 12-minutëshit të tretë, Boston ka krijuar një avantazh prej 15 pikësh. Washington është kundërpërgjigjur duke realizuar nëntë pikët e para të periodës së katërt dhe falë një loje prej katër pikësh të Bogdanovic, trepikësh + faull, ka shkuar deri në -3. Përgjigja e lojtarëve të Stevens kanë qenë trepikëshat e Crowder dhe pikët e Horford, që kanë hedhur në tapet miqtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat