Basketbolli në rënie drastike!

Basketboll

Basketbolli në rënie drastike!

Nga: Blerim Krasniqi Më: 12 maj 2017 Në ora: 19:20
Blerim Krasniqi

Debate

Basketbolli është në fazën përfundimtare të garave, ku të gjithë po e presim finalen e Superligës së Kosovës, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit.  Prishtina është favoritë edhe pse Bashkimi mund me iu kundërvënë, por duke u bazuar në fondin e lojtarëve që ka Prishtina, i jap përparësi prishtinasve. Në maratonën e ndeshjeve finale, që mundet me shkuar deri në pesë ballafaqime,  është problem me mbajtur ritmin kur nuk ke lojtarë e me bërë rotacion.

Një përparësi të vogël i jap Prishtinës, duke u bazuar se Prishtina ka përparësinë, pasi që një takim do të zhvillojë më shumë si vendas dhe ajo ka gjasa të bëhet kampion.  Bashkimi ka treguar lojëra konstante, megjithatë me fondin e lojtarëve, ka dëshmuar unitet dhe e ka mbajtur brumin e lojtarëve, ndërsa ekipet tjera nuk treguan stabilitet dhe jo formë të duhur, kanë pasur rënie të shpeshta. Bashkimi u tregua më i pjekur dhe me një lojë më konstante. Ja çka ndodhi me Pejën, e pamë të gjithë, edhe sikur të kishte qenë Peja në finale, prapë një përparësi ia kisha dhanë Prishtinës. Shumë është e rëndësishme atmosfera në ekip, sidomos pagat, homogjeniteti, raportet mes trajnerit e lojtarit. Bashkimi ka qenë në përparësi me ekipet tjetra dhe e dëshmoi me lojë. Nga ana tjetër,  plasi problemi financiar dhe kështu që Peja...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat