Befasitë vazhdojnë në NBA

Basketboll

Befasitë vazhdojnë në NBA

Më: 22 maj 2017 Në ora: 11:32
Pamje nga Ndeshja

Befasitë vazhdojnë në Konferencën e Lindjes në NBA, me Boston që fitoi 111:108 në fushën e Cleveland, duke rihapur serinë e finaleve. Tashmë Cavaliers udhëheqin 2:1 me ndeshje, por humbën një rast të mirë për të shkuar në 3:0, pasi luanin në fushën e tyre. Cleveland, pasi fitoi dy takimet e para në fushën e Celtics, duket se e nënvlerësoi disi rivalin, që luajti me zemër dhe fitoi në sekondat e fundit, duke mbajtur gjallë shpresat për titull në Lindje.

Ai që zhgënjeu në takimin e tretë ishte LeBron James, që e mbylli ndeshjen me 11 pikë në 45 minuta. Irving realizoi 29 pikë e Love 28, por kaq nuk mjaftoi për të evituar këtë humbje befasuese edhe pse të 5 titullarët e Cavaliers realizuan mbi 10 pikë. Për Boston u dallua Smart me 27 pikë, mbështetur nga Bradley me 20 pikë, ndërkohë që 32 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Edhe takimi i katërt final luhet në fushën e kampionëve të Cleveland, pas 48 orësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat