Fultz, zgjedhja e parë e draftit, Butler kalon te Minnesotta

Basketboll

Fultz, zgjedhja e parë e draftit, Butler kalon te Minnesotta

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 02:30
Fultz

Zgjedhja e parë e draftit të vitit 2017 në Nba, quhet Markelle Fultz dhe i takon Philadelphia 76-ers. Skuadra nga Pensylvania zgjodhi pikërisht 19-vjecarin nga Maryland si numrin 1 të draftit. Fultz i cili zhvilloi një sezon fantastik në kampionatin e kolegjeve me Ëashington University, konsiderohej nga të gjithë si talenti  më i madh i draftit të këtij viti teksa krahasohet për nga mënyra sesi luan me emrta të tillë si James Harden e Damian Lillard dhe kjo ishte një nga arsyet që Sixers nuk u menduan dy herë për ta zgjedhur. ” Është dicka e pabesueshme të dëgjoj emrin tim si zgjedhjen e parë të draftit, deklaroi Fultz.  Në mbrëmjen e mbajtur Barclays Center në Brooklyn zgjedhja e dytë i takoi Los Angeles Lakers që i besoi një vend në skuadër, talentit tjetër Lonzo Ball i cili vjen nga universiteti i Los Angeles-it.

Nuk kishte dyshime në zgjedhjen e skuadrës kalifroniane. Jayson Tatum kaloi te Boston Celtics si zgjedhja e tretë me 16-herë kampionët e Nba që morën në skuadër një talent që për nga karakteristikat ngjan shumë me Carmelo Anthony-in dhe Paul Pearce. Phoenix Suns që kishte zgjedhjen e 4-t, mori Josh Jackson i cili nuk u preferua nga Bostoni dhe përfundoi pikërisht te skuadra nga Arizona. Pak përpara se bëheshin të ditura zgjedhjet e draftit merkato e Nba kulmoi me kalimin e Jimmy Butler nga Chicago Bulls te Minnesotta Timberëolves, pas bisedimesh të shumta u arrit më në fund marrëveshja që Butler të jetë pjesë e skuadrës nga Minneapolis. Te Chicago ndërkohë kaluan Zach Lavine, Kiss Dunn dhe zgjedhja e 7-të e draftit që ishte finlandezi Luari Markannen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat