Kosova përplaset me Kroacinë

Basketboll

Kosova përplaset me Kroacinë

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 11:38
Pamje nga një ndeshje

Të premten me fillim nga ora 14:45, kombëtarja U-20 e Kosovës do ta zhvilloj ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Evropian U-20, Divizioni B që nis më 14 dhe përfundon më 23 korrik në Oradea të Rumanisë.

Kosova është në Grupin D së bashku me Kroacinë, Moldavinë, Irlandën, Portugalinë dhe Hungarinë.

Ndërkaq ndeshjen e dytë në kuadër të grupit, Kosova U-20 do ta zhvilloj më 15 korrik me fillim nga ora 10:45 kundër Moldavisë, kurse një ditë më vonë do të përballet me Irlandën duke filluar nga ora 19:45, kurse më 18 korrik do të ballafaqohet me Hungarinë me fillim nga ora 13:00 dhe me 19 korrik nga ora 19:45 e ka për kundërshtare Portugalinë.

Basketbollistët që përzgjedhësi i Kosovës U-20, Jeton Nixha llogaritë në ta për në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B janë: Muhamedali Janjeva, Rinor Peci, Egzon Kuci, Dardan Kapiti, Burim Zekiqi, Dion Haxhosaj, Mërgim Jakupi, Edmond Kryeziju, Bardhosh Kelmeni, Ilir Hasani, Gent Shala dhe Valon Bunjaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat