Mehmeti: Nesër do të dihet pak a shumë cilësia dhe forca e Kosovës

Basketboll

Mehmeti: Nesër do të dihet pak a shumë cilësia dhe forca e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2017 Në ora: 19:23
Artan Mehmeti

Artan Mehmeti, ish basketbollist i mirënjohur, tha se nesër shihet cilësia e Kosovës në ndeshjen me Estoninë, e cila luhet në Talin, në kuadër të grupit C të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror – “Kina 2019” në basketboll.  

“Nesër do të dihet pak a shumë cilësia dhe forca e ekipit tonë. Estonia një ekip kompakt pa yje por me një disiplinë në lojë. Sulmi i tyre bazohet në qarkullim të shpejtë te topit dhe gjuajtjet për 3 pikë. Te gjithë lojtarët e njohin mirë lojën në përgjithësi. Test i vështirë për ne, por edhe Maqedonia u gjunjëzua me mbrojtje agresive gjatë gjithë lojës dhe me vendime të matura në sulm. Duhet insistuar në atë mënyrë të lojës dhe rezultati pozitiv është i pashmangshëm”, tha Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat