Agnesa la gjurmë të mira në Evropian

Basketboll

Agnesa la gjurmë të mira në Evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2017 Në ora: 19:08
Agnesa Rrahmani

Në vitet e 80-ta me klubin e basketbollit Universitetin e Prishtinës ishin krenarë kudo që jetonin e vepronin shqiptarët. Atëkohë me sukses luanin Resmije Juniku, Xhemile Berisha, Xhevahire Mustafa, Shemsije Stublla, Serbeze Perani etj. Nga ajo periudhë e këndej nuk kemi pasur ekip të fortë të femrave, me përjashtim të Universitetit të vitit 2004 kur garoi me sukses të madh në Ligën Trocal. Megjithatë, sot po vjen një gjeneratë e re e basketbollisteve që premtojnë shumë për të ardhmen. Një nga basketbollistet e talentuar pa dyshim është Agnesa Rrahmani, anëtare e kombëtares së Kosovës U-16, ndryshe luan për senioret e Kastriotit nga Ferizaj.

Agnesa ishte përzgjedhur në pesëshen më të mirë në Kampionatin Evropian për U-16 që u mbajt në Gjibraltar, e cila bëri krenarë trajnerët e saj, si Muhamed Thaçin e Kimete Halitin. Agnesa luan herë në pozitën 2 e herë 3, aty ku e sheh të nevojshme trajnerja dhe është e gjatë 173 centimetra, nuk ka më shumë se 15 vjet.

Agnesa, jeni pjesë e kombëtares së Kosovës U-16, sa është e vështirë? “Atëherë sa i përket vështirësive nuk është edhe aq, për arsye se kam qenë pjesë edhe në vitin e kaluar dhe kam filluar të jem edhe lojtare kyqe e kombëtares”, tha Agnesa për gazetën kombëtare “Bota sot”. “Gjithmonë ta përfaqësosh vendin tënd është ndër përvojat më të mira që mund t’i kesh dhe veçanërisht kësaj here ka qenë shumë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat