Një shembull i mirë për mërgimtarët: Klubi “Vushtrria Basket” në Vushtrri

Basketboll

Një shembull i mirë për mërgimtarët: Klubi “Vushtrria Basket” në Vushtrri

Nga: Vehbi Haliti Më: 16 gusht 2017 Në ora: 11:44
Klubi,,Vushtrria Basket” në Vushtrri para turnierit për bashkëatdhetarët në ,,Street Basketball ” ku fitues i turnierit ishte ekipi ,,Kadetat”

Këtë vit si asnjëherë më parë Kosova priti mërgimtarët pothuajse pa asnjë aktivitet kulturor-sportiv duke mos qenë fare të interesuar për një gjysmë të bashkëatdhetarëve të cilët jetojnë jashtë atdheut. Agjendat e tyre të ndryshme si duket hudhën në harresë gjithë ata njerzë të cilët mezi presin të vijnë në atdhe edhe atë në shumicën e rasteve një herë në vit. Por çfarë ngjau!

Në vend se inciativat të vinin nga organet përkatëse me një program për gjithë sezonin veror e sidomos për muajt Korrik-Gusht; ne kemi të kundërtën, inciativat vijnë nga individ e klube të ndryshme të cilat duhet të përpëliten me organet vendore, për një organizim të thjesht siç është rasti me klubin ,,Vushtrria Basket” por edhe inciativa të tjera, disa të suksesëshme e disa jo.

Në gjithë këtë jo organizim një befasi rasti ishte klubi i basketbollit ,,Vushtrria Basket” i cili për nder të atyre që sot mbajnë një shtet të tërë me mjete financiare, kishin organizuar një aktivitet sportiv në sheshin e qytetit atje diku në një kënd afër parkut të qytetit. Si kalimtar rasti u befasova kur pash ata të rinjë duke u pëgaditur për lojën të cilën ata ishin përgaditur. Nga kurioziteti meqenëse nuk kisha dëgjuar apo lexuar diç për këtë aktivitet u afrova dhe pyeta se çfar ishte planifikuar aty. Me një fjalor të ngrohët dhe mirësjellje u prezentua trajneri i tyre Arianit Morina ku shpalosi qëllimin e këtij organizimi për çka ju falenderova në mënyrë individuale.

Me shije dhe lojë akrobatike ky turnir zgjoi kërshërin e shumë qytetarëve të cilët harruan zhurmën e kafeterive dhe u dhanë pas basketbollit duke krijuar një atmosfer tejet të këndshme. Më vonë nga shfletimet në internet mësova se ky ekip ishte themeluar në vitin 2004 dhe keto shënime:Viti 2010 kampion me kadet U-16 dhe pionier U-14,viti 2011 kampion i Kosovës me pionier U-14, viti 2012 kampion në minibasket U-12, viti 2013-2014 kampion me pionier U-14,viti 2016 kampion me kadet U-16 dhe vitin 2017 kampion kampion në minibasket U-12. Një punë të mrekullueshme kakishte bërë edhe trajneri Arianit Morina i cili ishte edhe trajner i kombëtarës së Kosovës, femërat U-16 kishin zënë vendin e katërt në kampionatin Evropian në këtë kategori. Shumë lojtarë tani luajnë në klubet e ndryshme evropiane e vlenë të ceket Erhan Sholla i cili është duke marr pjesë me përfaqësuesen e Kosovës në Kampionatin Evropian në Bullgari në divizionin B ku për momenti është lojtari dhe golëshënuesi më i mirë në Evropë në këtë kategori. Në fund mund të themi se inciativat e tilla duhet të përkrahen dhe se në vitet e ardhëshme duhet të bëhet një plan për sezonin veror me aktivitete të ngjashme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat