Historike, Kosova arrin në kualifikimet e Botërorit

Basketboll

Historike, Kosova arrin në kualifikimet e Botërorit

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 22:13
Kosova, basket

Kosova ka siguruar vizën drejt kualifikimeve për kampionatin botëror në basketboll pasi mundi Estoninë në një përballje dramatike me rezultat 75:69.

Si përherë, Dardan Berisha ishte ndër më të dalluarit në ekipin e Kosovës.

Kjo ishte fitorja e dytë e Kosovës në garat parakualifikuese. Dy javë më parë, ajo mundi Maqedoninë.

Kosova sonte e kishte mbyllur me disavantazh prej tri pikësh pjesën e parë të përballjes ndaj Estonisë që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Përfaqësuesja e Kosovës e nisi mirë çerekun e parë të lojës, me angazhim të të gjithë lojtarëve dhe ia doli që ta mbyllte me avantazh.

Estonia ia doli që të kalonte për herë të parë në epërsi, ndërkohë që basketbollistët tanë patën një ngecje në këtë periudhë. Në këtë mënyrë, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll shkoi në pushim me disavantazh prej tri pikësh (35:38).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat