Kurshumliu fortë është gëzuar dhe për një arsye!

Basketboll

Kurshumliu fortë është gëzuar dhe për një arsye!

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 13:57
Faton Kurshumliu

Ish gjyqtari i basketbollit, Faton Kurshumliu, fortë është gëzuar dhe për një arsye! “Në prag të fillimit të edicionit të dytë të Basketball Champions League, udhëheqësit e kësaj gare prestigjioze tashmë janë duke i bërë përgatitjet përfundimtare për fillimin e edicionit të ri. Sivjet për herë të parë, Kosova do të përfaqësohet me një skuadër në Basketball Champions League.

Bëhet fjalë për Sigal Prishtinën, e cila si kampione në fuqi e ka fituar të drejtën për të garuar në raundin e parë të kualifikimeve të kësaj gare.

Sigal Prishtina më 19 dhe 21 shtator 2017 do të përballet me ekipin Tsmoki-Minsk nga Bjellorusia.

M 19 shtator me fillim nga ora 18:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Sigal Prishtina do të luaj si nikoqire kundër Tsmoki-Minsk.

Në këtë ndeshje menaxheri i garave të Basketball Champions League, Dejan Lekiç e ka nominuar si delegat teknik, Faton Kurshumlijën, instruktorin nacional të Kosovës, ndërsa drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajnë Anastasios Piloidis (Greqi), Haris Bijediq (BH) dhe Marek Kukelçik nga Republika Sllovake.

Duhet theksuar se Kurshumlija gjatë kësaj vere e ka marr thirrjen si vëzhgues i licencuar nga FIBA.

Kurshumlija në vitin 2016 i ka dhënë fund karrierës  së gjyqtarit  të Superligës së Kosovës  dhe tashmë me sukses është licencuar për punën e  vëzhguesit në trajnimin, i cili është mbajtur gjatë kësaj vere në  Zagreb.

Nga  edicioni 2017-2018 FIBA  vëzhguesi   Kurshumlija,  së bashku  me treshen e gjyqtarëve kosovarë, Xhelal Mumini, Daut Mehmeti dhe Dardan Maxhuni do  të  jenë  pjesë  e  delegimeve në FIBA Europe Cup, Basketball Champions League, Eurolegue Women, EuroCup Women, si dhe në Ligën Ballkanike (BIBL).

Duhet theksuar se Faton Kurshumlija në FBK e kryen edhe detyrën e Komesarit të Garave”, shkruan në faqen e FBK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat