Biraj: Synojmë paraqitje të denjë në Ligën Ballkanike!

Basketboll

Biraj: Synojmë paraqitje të denjë në Ligën Ballkanike!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shtator 2017 Në ora: 17:24
Qëndrim Biraj

Bashkimi nga Prizreni ka dy objektiva në edicionin e ri të basketbollit: e para, të luftojë për titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës dhe e dyta, të jetë sa më i denjë në garat e Ligës Ballkanike. “Portokallinjtë” ka ditë që kanë filluar përgatitjet për edicionin e ri dhe atmosfera në këtë kolektiv me renome pa dyshim se është shumë e mirë.

Kapiteni i kësaj skuadre, Qëndrim Biraj, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot” , se në edicionin e ri nuk pret cilësi më të lartë, por sipas tij do të bie, duke dhënë edhe arsyet. Ai tregon se mes cilave skuadrave do të luftohet për titullin e kampionit, si dhe a synon Bashkimi edhe garat evropiane. Biraj tha se në klubin e tij bëhet një punë e mirë, secili basketbollist stërvitet e angazhohet në maksimum dhe me të vetmin synim: të jenë sa më të përgatitur për betejat e reja që e presin në muajit e ardhshëm.  

“Bota sot”: Bashkimi tash e sa ditë ka filluar përgatitjet, a është atmosferë e mirë dhe ekip më i fortë se në edicionin e kaluar?

Qëndrim Biraj: Po, është java dytë që kemi filluar me përgatitje. Fillimi i përgatitjeve jep sinjale që jemi duke punuar mirë dhe kemi një atmosferë mjaft të mirë, e cila besoj që do të ndihmoj që të arrijmë një komponim të mirë si ekip.

“Bota sot”: Cilat janë synimet e Bashkimit dhe ku është forcat kryesore e tyre?

Qëndrim Biraj: Si zakonisht edhe këtë vit synimet i kemi të larta, synojmë dy titujt në kampionatin vendorë dhe po ashtu do të mundohemi që të kemi paraqitje sa më të denjë në Ligën Ballkanike dhe pse jo nëse do të kemi mundësi të arrijmë edhe finalen. Për ekipin tonë është herët të flitet se ku do ta kemi forcën reale, mirëpo besoj në punën mjaft të mirë që është duke u bërë nga trajneri i ri dhe me angazhimin maksimal të secilit  lojtar ekipi do të ketë rezultate pozitive.

“Bota sot”: Si e sheh luftën për titull në edicionin e ri?

Qëndrim Biraj: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat