James: Rivalët tanë janë përforcuar

Basketboll

James: Rivalët tanë janë përforcuar

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 17:39
James

Sezoni 2017-2018 për skuadrën e Cleveland Cavaliers ka nisur, me basketbollistët e ekipit kampion në Konferencën e Lindjes që kanë kryer seancën e parë stërvitore. Natyrisht që vëmendja ka qenë tek ylli dhe lideri i këtij ekipi, basketbollisti LeBron James, që ka konfirmuar synimet e skuadrës për t’u shpallur kampione në NBA.

“Kemi një ekip të mirë, pretendent për titull dhe që mund të bëjë diferencën në kampionat. Rivalët tanë janë përforcuar, edhe ne gjithashtu, ndaj ka për të qenë një edicion i gjatë, i vështirë dhe i bukur për të gjitha”, tha James. “Ideja ime është që ta mbyll karrierën te skuadra e Cleveland dhe kjo ide nuk ka ndryshuar”, thotë James.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat