Wade firmos për Cleveland Cavaliers-at

Basketboll

Wade firmos për Cleveland Cavaliers-at

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 14:56
Dwayne Wade

Basketbollisti më përvojë, Dwayne Wade, ka vendosur të vazhdojë karrierën në tjetër klub në ligën më të fortë në botë, NBA. Ai largohet nga Chicago Bulls dhe firmosi për Cleveland Cavaliers-at. Ai do të luajë për sezonin e ardhshëm sportiv 2017-2018, duke firmosur kontratë njëvjeçare me ekipin kampion të Konferencës së Lindjes.

Basketbollisti 35-vjeçar do të përfitojë 2.3 milionë dollarë nga skuadra e Cavaliers-ave, por ajo që është më e rëndësishme është ribashkimi i tij me mikun e ngushtë LeBron James. Kjo dyshe, James-Wade, fitoi dy tituj kampionë të NBA-së në vitet 2012 dhe 2013, me skuadrën e Miamit Heat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat