Latifaj: Shumëkujt do t’ia prishim llogaritë

Basketboll

Latifaj: Shumëkujt do t’ia prishim llogaritë

Nga: Kemajl Goca Më: 13 tetor 2017 Në ora: 19:06
Alban Latifaj

Ekipi i Kerasan Prishtinës shumëkujt mund t’ia prishë llogaritë në edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll (meshkuj). Në dy ndeshjet e para janë treguar mjaft të mirë sidomos me fitoren me rezultat 83:76 ndaj Trepçës nga Mitrovica e cila po kalon në një krizë të madhe në çdo aspekt. Kerasan Prishtina shumë lehtë ka mundur ta fitoi edhe takimin e parë, por përpak kishin humbur me 3 pikë dallim (91:94) nga Golden Eagle Ylli nga Theranda.

Organizatori i lojës, Alban Latifaj, shprehet i lumtur që me Kerasan Prishtinën shënuan fitoren e parë dhe aktualisht qëndrojnë në pozitën e tretë me 3 pikë të tubuara. Ai kontribuoi me 16 pikë, 11 asistime e 6 kërcime në triumfin ndaj skuadrës me renome Trepça. Kerasan Prishtina një fitore e një humbje në hapje te edicionit, a mendoni se jeni shumë më të fortë se edicionin e kaluar?

“Kemi një fitore e një humbje, mendoj që jemi me të fortë se vitin e kaluar për shkak se edhe ekipet tjera po luajnë me vendorë, por edhe jemi duke punuar shumë”, tha Latifaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai nuk mendon se fitorja kundër Trepçës ka qenë më e veçanta në karrierën e tij: “Nuk ishte me e veçanta, por ishte përformacë e mirë, pasi që realizova një ‘double-double’, ndërsa për ekipin e Kerasan Prishtinës ishte fitore e veçantë, sepse është hera parë që kemi mposhtur Trepçën”.  Synimet e klubit nga kryeqyteti...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat