Prishtina shpreson në rezultat të mirë në Belgjikë

Basketboll

Prishtina shpreson në rezultat të mirë në Belgjikë

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2017 Në ora: 19:23
Pamje nga një ndeshje

Sigal Prishtina është në emocionet e ndeshjes së nëserme në Mons, kundër skuadrës belge Belfius Mons, në kuadër të ballafaqimit të parë të grupit G të FIBA Europe Cup në basketboll.

Kampioni në fuqi i Kosovës synon të startojë me rezultat pozitiv ndaj një rivalit mjaft të fortë. Prishtina pas eliminimit nga garat e Champions League mëtojnë një paraqitje të denjë në Europe Cup, ku janë në grup edhe me Khimik nga Ukraina e Buyukcekmece nga Turqia. Basketbollistët bardhekalëtër janë mirë të përgatitur për këtë sfidë që luhet nesër në orën 20.30. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat