Grushte gjatë stërvitjes, Mirotiq përfundon në spital

Basketboll

Grushte gjatë stërvitjes, Mirotiq përfundon në spital

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 17:20
Mirotiq

Sezoni 2017-2018 nuk ka për të qenë aspak i lehtë për skuadrën e Chicago Bulls dhe kjo konfirmohet edhe nga incidenti që ka ndodhur sot gjatë stërvitjes, ku dy lojtarë të ekipit legjendar në NBA janë zënë me grushte mes tyre.

Sipas mediave amerikane, basketbollisti Nikola Mirotiq ka përfunduar në spital me fraktura në fytyrë dhe dëmtime në tru, pasi është goditur disa herë me grushte nga shoku i tij i skuadrës Bobby Portis. Ende nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që dy lojtarët janë zënë me grushte mes tyre, por ata luajnë në të njëjtin rol dhe mësohet se gjatë stërvitjes kanë nisur të duelojnë ashpër trup më trup mes tyre. Më pas, situata ka degjeneruar në fyerje e grushte dhe ai që e ka pësuar më keq është Mirotiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat