Prishtina me super fitore në Belgjikë

Basketboll

Prishtina me super fitore në Belgjikë

Nga: K.Goca Më: 18 tetor 2017 Në ora: 22:23
Pamje nga një ndeshje

Sigal Prishtina, kampion i Kosovës, dëshmoi formë të jashtëzakonshme dhe triumfoi me rezultat 74:72 (23:15, 16:14, 15:25, 18:18) në Mons të Belgjikës, ndaj Belfius Mons, në ndeshjen e parë të grupit G të FIBA Europe Cup në basketboll. Lojë e fortë deri në pikën e fundit dhe e paqartë, por detajet e vogla vendosen fituesin, kur prishtinasit u treguan më gjakftoftë dhe u kthyen me super fitore.  Një fitore që i jep shumë forcë për takimet e radhës për të vazhduar me tej që pak kush edhe e kishte pritur. Lojë e madhe e bardhekaltërve, duke dëshmuar se janë mjaft mirë të përgatitur dhe që synojnë të kalojnë grupin. Me lojë të mirë tek prishtinasit u shquan Drilon Hajrizi (14 pikë), Lis Shoshi (14) dhe Alban Veseli (13), kurse tek vendësit lojë të mirë shfaqën Reddic (18) e Jones (15).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat