Prishtina luajti dobët, humbje e thellë në Turqi

Basketboll

Prishtina luajti dobët, humbje e thellë në Turqi

Nga: Kemajl Goca Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 18:42
Pamje nga një ndeshje

Kampioni i Kosovës, Sigal Prishtina, nuk ka qenë në nivelin e tri ndeshjeve të mëhershme në FIBA Europe Cup. Pas tri fitoreve rresht, bardhekaltrit pësuan humbjen e parë në grupin G.  Ata u mposhtën me rezultat 86:59 (25:9, 32:20, 16:16, 13:14) nga skuadra turke Demir Insaat, e cila u zhvillua në Stamboll.

Në çerekun e parë gjithçka ishte e qartë se Prishtina nuk do të ketë as shpresa që të kthehet me rezultat të favorshëm. Lojë e dobët dhe kjo i dha mundësi rivalit që të shkëputet edhe në 16 pikë epërsi (21:5) në minutën e 7-të. Prishtina assesi të këndellet, vendasit gjithnjë e më energjik dhe e përfunduan çerekun e parë me 16 pikë (25:9) në favor të tyre.

Në çerekun e dytë, i njëjti ritëm i vendasve, thellojnë epërsinë në 21 pikë (36:15) në minutën e 13-të. Epërsia e thellë e vendasve, kurse Prishtina nuk kishte asnjë formulë se si ta shmang këtë disfatë të thellë. Në minutën e 20-të, rezultati në semafor 57:29 dhe gjithçka ishte e qartë. Në dy çerekët e fundit, ekipi turk luajti me shumë komoditet, kurse kampioni i Kosovës orvatej që të ngushtojë humbjen e thellë, por pa sukses. 

Demir Insaat tani regjistroi fitoren e dytë dhe ka një humbje, ngjitet në vend të dytë me pesë pikë, ka një ndeshje me pak se lideri Sigal Prishtina që ka shtatë pikë apo tri fitore e një humbje.  Te vendasit më efikasit janë: Wright me 16 pikë, Kairys 15, Simpson 11 sosh, kurse te Prishtina Lawrence me 18 pikë. Duhet theksuar se Prishtina ndeshjen e parë e fitoi me rezultat 74:72 në Mons kundër ekipit belg Belfius Mons, ndërsa dy takimet tjera në kryeqytet ndaj Khimik nga Ukraina, të parën me rezultat 76:65, ndërsa të dytën me 78:59.

Demir Insaat-S. Prishtina     86:59

Demir Insaat: Wright 16, Baykan 4, Kairys 15, Simpson 11, Gokseven, Yildizli 7, Yildiz, Walker 8, Selen, Stojanovski 9, Moldoveanu 9 dhe Mutlu 7.

Sigal Prishtina: Lawrence 18, Esho 9, Azemi, G. Rugova 8, Veseli, F. Rugova, Berisha 6, Hajrizi 6, Shoshi 6, Janjeva dhe Martin 6.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat