Peja më e mirë se Trepça

Basketboll

Peja më e mirë se Trepça

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 10:42
Leonard Mekaj

Me tri ndeshjet e zhvilluara është përmbyllur xhiroja e VIII e Superligës së Kosovës në basketboll. Peja ka shënuar fitore në Karagaçi me rezultat 68:66 (27:16, 15:20, 16:8, 10:22). Më të dalluarit te verdhezinjtë ishin Arian Qallakaj me 24 pikë, 5 kërcime e 2 asistime, Leonard Mekaj me 20 pikë, 7 kërcime e 4 asistime dhe Arti Hajdari me 20 pikë e 2 asistime, kurse te Trepça më efikasit ishin Julian Hyden me 21 pikë, 19 kërcime e 5 asistime, Mark Williams me 20 pikë, 3 kërcime e 3 asistime dhe Burim Zekiqi me 11 pikë e 4 kërcime.

Rahoveci ishte skuadër më e mirë se Borea të cilën e mposhti me shifrat 91:83 (26:20, 25:26, 15:18, 25:19). Valon Bunjaku ishte ndër më të merituarit për triumfin e Rahovecit me 23 pikë, 3 kërcime e 5 asistime, kurse ai ndihmë të madhe pati nga Xavier Newson me 15 pikë e 5 kërcime dhe Muhamed Hasani që kontribuoi me 14 pikë e 4 asistime e Mustafë Merovci që shtoi 13 pikë e 7 kërcime. Te Borea Ardit Beqiri realizoi 26 pikë, 3 kërcime e 2 asistime, Blend Matoshi shtoi 18 pikë e 9 kërcime dhe Shpend Gashi, i cili e përmbylli takimin me 16 pikë, 3 kërcime e 2 asistime. 

Golden Eagle Ylli triumfoi kundër Kerasan Prishtinës me rezultat 92:76 (19:22, 26:18, 27:14, 20:22). Te therandasit më i dalluari ishte Mike Harmon me 22 pikë, 3 kërcime e 6 asistime, ndërsa Egzon Kuqi kontribuoi me 19 pikë e 7 kërcime dhe Artin Gashi shtoi 18 pikë, 5 kërcime e 4 asistime. Në anën tjetër te Kerasan Prishtina më efikasit ishin Alban Latifaj me 18 pikë, 8 kërcime e 6 asistime, Kujtim Sadiku me 14 pikë e 7 kërcime dhe Arbnor Haliti me 12 pikë e 3 kërcime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat