Sigal Prishtina nuk ia doli me belgët

Basketboll

Sigal Prishtina nuk ia doli me belgët

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 21:05
Basketbollistët e Sigal Prishtina

Sigal Prishtina nuk ia doli në ballafaqim me ekipin belg  Belfius Mons, duke pësuar humbje me rezultat 69:75 (24:21, 18:16, 19:22,  8:16), në kuadër të grupit B të Europe Cup në basketboll. Ndeshja u luajt në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Në çerekun e parë është zhvilluar  lojë e fortë ndërmjet skuadrave dhe ka qenë një efikasitet i theksuar. Bardhekaltrit ishin në epërsi me 24:21, për të vazhduar drama në e çerekun e radhës. Kampioni i Kosovës dëshmoi lojë të fortë në mbrojtje dhe thelloi ëpërsinë në 5 pikë (42:37). Në çerekun e tretë lojë e fortë nga të dyja palët dhe rezultati shumë i ngushtë pikërisht në minutën e 30-të kur në semafor rezultati ishte në 61:59 në favor të Prishtinës. Çereku i fundit padyshim se të gjithë mbajti në ankth në palestër. Të dyja skuadrat futen me kujdesin maksimal, sepse çdo gabim ka qenë i pariparueshëm. Në minutën e 33-të u barazua rezultati në 61:61 dhë shtoi presionin e madh të kampioni i Kosovës. Lojë e fortë, me ngarkesë psikike nga të dyja skuadrat që mëtonin ta thellonin epërsinë.  Mysafirët në epërsi me 61:62, ndërsa Prishtina përmes basketbollistit Dardan Berisha luftonin me mish e më shpirt për të bërë më të mirën. Belfius ngriti epërsinë në 4 pikë (62:66) në minutën e 35-të, duke shtuar gjithnjë e më shumë presionin te vendasit. Minutat e fundit ishin me ngarkesë, lojë nervash sepse gabimet ishin të pariparueshme. Basketbollistët belg luanin me vetëmohim të pashoq, kërkonin fitoren me çdo kusht, kurse djelmoshat e Prishtinës synoni të futeni në histori me triumf. Sa afrohej fundi gjithnjë e më i paqartë rezultati.  Belfius ka qenë më i suksesshëm në çerekun e fundit dhe shfrytëzoi gabimet e vendasve. 45 sekonda pa përfunduar takimi Belfius në epërsi me 6 pikë (67:73). Belfius shënoi fitore me rezultat 75:69. Prishtina kryeson me 8 pikë por ka një ndeshje më shumë se Belfius në vend të dytë që ka 7 sosh.

Sigal Prishtina-Belfius 69:75

Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë. Shikues: 2000. Sigal Prishtina: Laweence 11, Esho 2, Azemi, F. Rugova, Veseli 4, G. Rugova 4, Berisha 33, Hajrizi 8, Shoshi 2, Martin 5.

Belfius Mons: Green 20, Jones 15, Lemaire 3, Tiby 7, Cage 4, Demps 9, Houdart, Mortant, Reddic 15, Francois 2 dhe Lasisi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat