Harden fiton duelin me James

Basketboll

Harden fiton duelin me James

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 16:35
Pamje nga një ndeshje

Houston ka fituar duelin e pretendentëve për titull në NBA, duke mundur 117:113 Cleveland, ndeshje e luajtur në fushën e këtij të fundit. Një sfidë spektakolare deri në fund, me Houston që triumfoi falë kolektivitetit, me 6 basketbollistë që realizuan mbi 10 pikë, por ai që bëri diferencën në fushë ishte James Harden, që realizoi 35 pikë, në një mbërmje magjike. Për Cavaliers u dalluan James me 33 pikë e Green me 27, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen e shtatë në kampion, duke humbur ndjeshëm terren me kryesuesit.

Rezultatet

Washington-Lakers         111:95

Toronto-New Orleans    122:118

Houston-Cleveland         117:113

Sacramento-Philadelphia             109:108

Denver-Oklahoma           102:94

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat