Peja, Bashkimi dhe Prishtina pa problem fituan ndaj rivalëve - Bota Sot
Peja, Bashkimi dhe Prishtina pa problem fituan ndaj rivalëve

Basketboll

E hënë, 11 dhjetor 2017

Peja, Bashkimi dhe Prishtina pa problem fituan ndaj rivalëve

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 11:05
Leonard Mekaj

Peja ka shënuar fitore ndaj Boreas në derbin lokal që është luajtur në “Karagaçi” në kuadër të xhiros së X (dhjetë) në IP Superligën e Kosovës në basketboll.

Verdhezinjtë kanë triumfuar me rezultat 102:91 (21:26, 26:27, 21:19, 34:19) ndaj debutuesve në elitën e basketbollit kosovar.

Më i dalluari te Peja ishte Arian Qallakaj me 41 pikë e 9 kërcime, kurse Leonard Mekaj ka kontribuar me 19 pikë, 8 kërcime e 11 asistime dhe Arti Hajdari ka shtuar 18 pikë, 6 kërcime e 5 asistime.

Në anën tjetër te Borea më efikasit ishin Shpend Gashi me 35 pikë, 3 kërcime e 8 asistime dhe Sami Hajzeraj me 33 pikë, 7 kërcime e 3 asistime.

Ndërkohë fitore ka realizuar edhe Bashkimi në Prizren në ballafaqim me Rahovecin. Takimi ka përfunduar me shifrat 112:54 (34:7, 19:9, 30:12, 29:26).

Më së shumti pikë te prizrenasit ka realizuar Samir Zekiqi, gjithsej 30 sosh, ndërsa Jamar Hanner ka kontribuar me 25 pikë, 13 kërcime e 4 asistime.

Te Rahoveci koshashënuesit më të mirë ishin Junious Prowell me 14 pikë e 6 kërcime dhe Mustafë Merovci me 13 pikë. 

Në duelin e fundit, Sigal Prishtina ishte skuadër më e mirë se Kerasan Prishtina, të cilën e mundi me rezultat 108:53 (34:21, 31:10, 22:12, 21:10).

Më efikasit te ekipi fitues ishin Dardan Berisha me 24 pikë, 5 kërcime e 7 asistime dhe Andrrew Lawrence me 21 pikë e 12 kërcime.

Te Kerasan Prishtina më së shumti pikë ka realizuar Alban Latifaj me 12 pikë, derisa ai pati edhe 4 kërcime e 3 asistime.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje do të zhvillohet të enjten në Therandë, ku Golden Eagle Ylli e pret Trepçën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test