Dardanët do të jenë në përkrahje të djelmoshave të Kosovës

Basketboll

Dardanët do të jenë në përkrahje të djelmoshave të Kosovës

Nga: K.G. Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 19:39
Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, është para sfidës të jesh apo të mos jesh, kundër Lituanisë, e cila luhet me 24 nëntor në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Ndeshja e parë në kuadër të grupit C të kualifikimeve për Kupën e Botës – “Kina 2019”. Tifozët “Dardanët” thërrasin që të jenë në numër sa më të madh në palestër në përkrahjen të kombëtares.  “Të përkrahësh të ardhmen e vendit tënd, rinin e shtetit tënd do të thotë të kesh një pikëpamje tejet optimiste për zhvillim dhe avancim të kësaj shoqërie.

Në Kosovën tonë të dashur kemi shumë njerëz të gatshëm që të kontribuojnë që kjo rini të merret sa më shumë me sport, art, kulturë, duke bërë që kjo shoqëri përmes sportit, artit, kulturës etj. të jetë sa më e shëndoshë e ti anashkaloj sa më shumë veset e kqija dhe degradimin e kësaj shoqërie .

Ashtu sikurse jemi edhe ne si një tifo-grup , një shoqëri me kulturë dhe shumë strikte ndaj rregullave e ligjeve po synojmë që të tërheqim sa më shumë rini dhe deri në një masë ja kemi dalë ...!

Edhe ti je pjesë e Kosovës andaj ndjehu krenar me të arriturat e saj!

Eja bashkohu me shoqërinë tonë që të punojmë së bashku drejt sukseseve tjera!

Me nder dhe krenari ju ftojmë të gjithëve juve që nuk ju shua shpresa për një Kosovë të suksesshme !

Të premten me datën 24.11.2017 nga ora 19:00 Kosova në kryeqytetin e saj pret Lituanin në kuadër të kualifikimeve të botërorit! Dardanët do të jenë në përkrahje të djelmoshave të Kosovës. Organizimi i Dardanëve do të bëhet në të gjitha qytetet. Në bashkëpunim me FBK ne kemi arritur një marrëveshje rreth biletave , për tifozët tanë hyrja do të jetë gratis”, thuhet mes të tjerat nga Dardanët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat