Lakers mposhtin Bulls me përmbysje nga 19 pikë disavantazh

Basketboll

Lakers mposhtin Bulls me përmbysje nga 19 pikë disavantazh

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 10:23
Los Angeles Lakers

Los Angeles Lakers ka mposhtur Chicago Bulls në Staples Center me rezultat 103-94.

Lakers kishin probleme në këtë takim, duke qenë në disavantazh prej 19 pikësh në këtë takim.

Në gjashtë minutat e fundit Lakers arritën të krijojnë një avantazh të ndjeshëm në shënim ndaj mysafirëve.

Kyle Kuzma shkëlqeu me 22 pikë e pesë asistime, kurse Lonzo Ball kishte 8 pikë, 13 kërcime e katër asistime.

Te Chicago u mundua Valentine me 17 pikë, e Lauri Markkanen me 13 pikë e 14 kërcime, por nuk mjaftoi.

Lakers është në vendin e tetë me 8 fitoer e 10 humbje dhe ka gjasa të mira të luftojë për plasman në playoff pas shumë vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat