Përfaqësuesja e Kosovës mbërrin në Hungari pas shumë telasheve - Bota Sot
Përfaqësuesja e Kosovës mbërrin në Hungari pas shumë telasheve

Basketboll

E hënë, 18 dhjetor 2017

Përfaqësuesja e Kosovës mbërrin në Hungari pas shumë telasheve

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 00:46
Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll më në fund ka mbërritur në qytetin hungarez, Debrecen, pas shumë telasheve, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

Kosova do të luajë kundër Hungarisë, nesër me fillim nga ora 19:00, në kuadër të Grupit C të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

“Delegacioni i Përfaqësueses së Kosovës është dashur që të shtunën në orët e hershme të mëngjesit të udhëtojë për në Vjenë dhe më pas në Budapest, por që ky fluturim nga Aeroporti i Prishtinës ishte anuluar për shkak të mjegullës së dendur, dhe e vetmja zgjidhje ka qenë që të udhëtohet në mesditë nga Aeroporti i Shkupit për në atë të Budapestit dhe më pas edhe për disa orë me autobus për në Debrecen”, thuhet në ueb-sajtin e FBK-së.

Për këtë arsye Përfaqësuesja është dashur ta anulojë stërvitjen e planifikuar për të shtunën mbrëma në mënyrë që të pushojë sa më shumë.

Stërvitja e parë dhe të vetme para ndeshjes me Hungarinë do ta zhvillojë të dielën me fillim nga ora 11:00.

Përfaqësuesja e Kosovës të premten mbrëma ka qenë nikoqire e Lituanisë, nga e cila u mposht me rezultat 61:99.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test