Prishtina luan si macja me miun me Trepçën - Bota Sot
Prishtina luan si macja me miun me Trepçën

Basketboll

E premte, 15 dhjetor 2017

Prishtina luan si macja me miun me Trepçën

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 12:41
Sigal Prishtina

Sigal Prishtina ka triumfuar në përballje me Trepçën me rezultat 123:61 (26:15, 27:13, 34:15, 26:18) në ndeshjen e luajtur të shtunën në kuadër të IP Superligës së Kosovës në basketboll.

Më të dalluarit te bardhekaltrit ishte Andrew Lawrence me 39 pikë, 4 kërcime e 13 asistime, kurse Muhamedali Janjeva ka kontribuar me 24 pikë, 6 kërcime e 2 asistime.

Në anën tjetër te mitrovicasit më efikasi ishte Yljan Hyden me 33 pikë, 11 kërcime e 2 asistime.

Ndërkaq të premten Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit dhe Rahoveci ishte skuadër më e mirë se Peja, kurse takimi i vetëm që ka mbetur pa u luajtur i kësaj xhiroje është ai ndërmjet Boreas dhe Kerasan Prishtinës që do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 19:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test