Boston Celtics vazhdon të mbetet skuadra më në formë në Konferencën e Lindjes në këtë sezon të NBA-së. Skuadra që drejtohet nga trajneri Stevens fitoi 111-100 ndaj Milwaukee Bucks, duke regjistruar suksesin e 22-të sezonal. Spikati edhe në këtë ndeshje Irving me 32 pikë, ndërsa Horford shtoi edhe 20 pikë të tjera. Në radhët e Milwaukee u dallua Antetokounmpo me plot 40 pikë, 4 asist dhe 9 rikuperime, por që ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.
Ruan serinë e fitoreve edhe Cleveland Cavaliers, që kaloi pa vështirësi 91 – 113 Chicago Bulls. Për LeBron James me shokë kjo ishte fitorja e 12-të radhazi. Kevin Love dhe Dwayne Wade realizuan nga 24 pikë, ndërsa James shtoi 23 pikë të tjera si dhe rikuperoi plot 13 topa poshtë koshit.
Ndërkohë në Konferencën e Perëndimit Golden State iu imponua 125-115 New Orleans në ndeshje spektakolare dhe me rivalitet. 31 pikë realizoi Stephen Curry, megjithatë statistikat më të mira, pavarërisisht humbjes, i pati Holiday i Pelicans që shënoi 34 pikë. Në 11 takimet e fundit, në NBA u shënuan këto rezultatet:
Rezultatet
Charlotte Hornets – Orlando Magic 104-94
Indiana Pacers – New York Nicks 115-97
Philadelphia 76ers – Phoenix Suns 101-115
Atlanta Hawks– Brooklyn Nets 90-110
Boston Celtics – Milwaukee Bucks 111-100
Chicago Bulls – Cleveland Cavaliers 91-113
Memphis Grizzlies – Minnesota Timberwolves 95-92
New Orleans Pelicans – Golden State Warriors 115-125
Dallas Mavericks – Denver Nuggets 122-105
San Antonio Spurs – Detroit Pistons 96-93
Utah Jazz – Washington Wizards 116-69