Stragari Shumadija vjen e shkon si në bahçe të babës në Mitrovicë, FBK hesht! Heshtin edhe FFK, edhe FHK, edhe FVK, edhe KOK-u

Basketboll

Stragari Shumadija vjen e shkon si në bahçe të babës në Mitrovicë, FBK hesht! Heshtin edhe FFK, edhe FHK, edhe FVK, edhe KOK-u

Nga: Kemajl Goca Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 11:31
Ilustrim

Viti 2017 po shkon, garat ilegale sportive serbe zhvillohen më të madhe në shtetin e Republikës së Kosovës. Që nga Komiteti Olimpik i Kosovës, Federata e Futbollit e Kosovës, Federata e Basketbollit e Kosovës, Federata e Hendbollit e Kosovës, Federata e Volejbollit e Kosovës, si duket as që ua mbanë të reagojnë ndajë garave sportive ilegale serbe. O sot, o kurrë institucionet tona sportive janë të fuqishme për të reaguar, sepse janë të pranuar në mekanizmat ndërkombëtar.

Heshtje varri nëpër federata pothuajse e ndjen një frikë deri në palcë nga Serbia shoveniste. Iu frikësohen ende disa Serbisë, sigurisht se kjo është, ndryshe nuk shpjegohet, kur klubet nga Serbia vijnë e luajnë sikur në bahçe të babës, në Zubin Potok, në Leshak, në Zveçan, në Veri të Mitrovicës! Së fundi vjen edhe një klub i basketbollit Stragari Shumadija nga Aranegjellovci dhe me 2 dhjetor luajti në një sallë  në veri të Mitrovicës  me Trepçën fantome, duke pësuar humbje me rezultat 83:67, në kuadër të Ligës së Dytë të Serbisë.

Edhe FBK si federata tjera, hesht apo nuk është në dijeni për këto aktivitete. Çdo koment është i tepërt, një dihet, Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, askush nga federatat nuk kërkon nga Ministria e Punëve të brendshme të Kosovës dhe Qeveria, që të ndërhyjnë dhe të ndalen aktivitetet ilegale të Serbisë. Kush e di pse!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat