Berisha: Unë e zgjodha Kosovën me zemër - Bota Sot
Berisha: Unë e zgjodha Kosovën me zemër

Basketboll

E enjte, 14 dhjetor 2017

Berisha: Unë e zgjodha Kosovën me zemër

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 11:48
Dardan Berisha

Reprezentuesi i Kosovës, Dardan Berisha, me sukses luan në fanellën e CEZ Nymburk nga Çekia dhe shpreson se do t’i realizojë objektivat. Ai flet për edhe kombëtaren e Kosovës, e cila është në grup me Hungarinë, Poloninë dhe Lituaninë.

Kosova në dy takimet e para ka dy humbje në kualifikimet për Kampionatin Botëror – Kina 2019. “Ne e kemi një ekip të ri dhe për disa lojtarë është një sfidë e madhe për të luajtur në këtë nivel. Mendoj se ndaj Lituanisë dhe Hungarisë bëmë lojëra të mira. Është për keqardhje që nuk e fituam lojën me hungarezët sepse i kishim mundësitë tona”, ka thënë Berisha për mediet polake.

“Unë e zgjodha Kosovën me zemër, por Polonia është shtëpia ime e dytë. Do të jetë një përballje me plot emocione. Jam kureshtar ta di se si do të shkojë ajo lojë. Jam i lumtur që do të takohem me ish-bashkëlojtarët. Do të jetë një ditë e rëndësishme e karrierës sime. Çfarëdo që të ndodhë, do ta kujtoj këtë lojë gjithmonë”, tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test