Basketbollistja bukuroshe ia kthen shpinën Penzës

Basketboll

Basketbollistja bukuroshe ia kthen shpinën Penzës

Nga: K.Goca Më: 8 janar 2018 Në ora: 19:24
Ulpiana Emra

Bukuroshja e basketbollit, Ulpiana Emra, i tha lamtumirë ekipes pejane. Emra e konfirmoi largimin nga klubi kampion i Kosovës, Penza. Basketbollistja prizrenase e bëri të ditur largimin përmes një postimit të saj. “Pas dy sezoneve plot sukses ne dy klubet me te suksesshme viteve te fundit në Kosovë, KB Prishtina dhe KB Penza erdhi koha e rikthimit në shtëpi. Dua t’i falënderohem të dy klubeve zyrtarisht që me ndihmuan mua të zhvillohem si basketbolliste dhe të fitoi përvojë të mjaftueshme për këto dy vite.

Këtë sezon do të jem pjesë e KB Bashkimit, ku shpresoj se do ti ndihmoj klubit të qytetit ta rikthejmë suksesin e dikurshëm”, shkruan Emra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat