Kosova me 5 kombëtare të reja në Kampionatet Evropiane

Basketboll

Kosova me 5 kombëtare të reja në Kampionatet Evropiane

Më: 9 janar 2018 Në ora: 16:28
Kosova U-16

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka paraqitur 5 kombëtare të reja në të dyja konkurrencat për të marr pjesë në Kampionatet Evropiane në Divizione të ndryshme. Ashtu si edhe verën e kaluar në konkurrencën e meshkujve, Kosova do të përfaqësohet me gjeneratat U-16, U-18 dhe U-20, kurse në atë të femrave me U-16 dhe U-18.

FIBA tashmë është përcaktuar për nikoqirët e këtyre Kampionateve Evropiane, ndërsa në Munich të Gjermanisë më 16 janar do të hedhet shorti për Kampionatet Evropiane të kategorive të reja në të dyja konkurrencat, kur edhe përfaqësueset tona do t’i marrin vesh kundërshtarët e tyre.

Shorti do të tërhiqet të martën e ardhshme prej orës 13:00-15:00, ndërkaq Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) në këtë event do ta përfaqësoj, Elvira Dushku, u.d. Sekretare e Përgjithshme, e cila do të merr pjesë edhe në Punëtorinë e FIBA-s që organizohet më 15 janar po në Munih për organizatorët e Kampionatave Evropiane të kategorive të reja, kur dihet se Kosova sivjet është organizatore e Kampionatit Evropian U-18, Divizioni C në konkurrencën e meshkujve.

Meshkujt

Kosova U-20 do të garoj në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B që do të mbahet prej 13 deri më 22 korrik në Sofje të Bullgarisë.

Kosova U-18 do të garoj në Kampionatin Evropian U-18, Divizioni C që do të mbahet prej 22 deri më 29 korrik në Prishtinë.

Kosova U-16 do të garoj në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B që do të mbahet prej 9 deri më 18 gusht në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.

Femrat

Kosova U-18 do të garoj në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B që do të mbahet prej 3 deri më 12 gusht në Oberwart të Austrisë.

Kosova U-16 do të garoj në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B që do të mbahet prej 16 deri më 25 gusht në Podgoricë të Malit të Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat