Cavs i kthehen fitoreve

Basketboll

Cavs i kthehen fitoreve

Më: 19 janar 2018 Në ora: 11:25
Cleveland Cavaliers ndalin serinë prej katër humbjeve radhazi.

Fitore e vështirë por shumë e rëndësishme për nën kampionët e NBA.

Cleveland Cavaliers ndalin serinë prej katër humbjeve radhazi.

Skuadra nga Ohio u rikthye te fitorja pasi mposhti me shumë vështirësi në Quicken Loans Arena, Orlando Magic me rezultat 104:103.

I kthyer në dispozicion të trajnerit Tyron Lue pas një lëndimi të gjatë tashmë Isaiah Thomas po arrin formën e tij optimale. Ndaj Orlandos ish lojtari i Bostonit ishte më i miri për Cavaliers pasi koleksionoi në total 21 pikë 4 asistime. Ndërkohë LeBron James shtoi 16 pikë në fitoren numër 27 gjatë këtij sezoni të Clevelandit.

Zhgënjen Boston Celtics, që pa Kyrie Irving në lojë nuk është e njëjta skuadër, pasi ish-lojtari i Cleveland ka një peshë shumë të madhe ekip.

Në mungesë të yllit të tyre Celtics pësuan humbjen e dytë radhazi në shtëpi pasi u mposhtën nga Philadelphia 76ers në TD Garden me rezultatin 89:80. Joel Embiid është ylli ku varen të gjitha shpresat e Philadelphias në këtë sezon. Me 26 pikë 16 kërcime dhe 6 asistime Embiid ishte ai që udhëhoqi 76-ers drejt suksesit të 21-të sezonal.

Gjithçka e lehtë për Houston Rockets, që triumfoi 116:98 ndaj Minnesota Timberwolves.     

Në një ndeshje ku James Harden u ndal në vetëm 10 pikë, dallimin e bëri Eric Gordon me 30 pikë të realizuara, për t’i siguruar fitoren e dhjetë radhazi në shtëpi Rockets. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat