Derbi në Therandë - Bota Sot
Derbi në Therandë

Basketboll

E enjte, 16 gusht 2018

Derbi në Therandë

Më: 19 janar 2018 Në ora: 12:26
Ilustrim

Xhiroja e XVI në IP Superligën e Kosovës do të filloj të premten me ndeshjen që do të luhet në Prishtinë ndërmjet Kerasan Prishtinës dhe Trepçës me fillim nga ora 19:15.

Ndërkaq të shtunën janë në program tri ndeshje të tjera në IP Superligë, ndërsa ajo më interesantja do të zhvillohet në Therandë, ku Golden Eagle Ylli e pret Rahovecin. Ky takim do të luhet duke filluar nga ora 19:00 në palestrën “13 Qershori” në Therandë.

Dy ndeshjet e tjera të ditës së shtunë janë ajo në mes Pejës dhe Sigal Prishtinës (17:00) dhe Bashkimit e Boreas (19:00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test