Trepça fantome në basketboll përballet me ekipin e Serbisë në territorin tonë! Kush duhet të reagon? - Bota Sot
Trepça fantome në basketboll përballet me ekipin e Serbisë në territorin tonë! Kush duhet të reagon?

Basketboll

E shtunë, 18 gusht 2018

Trepça fantome në basketboll përballet me ekipin e Serbisë në territorin tonë! Kush duhet të reagon?

Nga: Kemajl Goca Më: 30 janar 2018 Në ora: 11:48
Ilustrim

Trepça fantome në basketboll është në veri të Mitrovicë dhe zhvillon aktivitetet ilegale në kuadër të Serbisë, pra në Ligën e Dytë Rajonale të Serbisë, grupi i perëndimit 2. Hiq më larg se me 3 shkurt, të shtunën e fundjavës, në sallën OSH B. Radiçeviç, në veri të Mitrovicës, Trepça fantome luan me ekipin nga Serbia, Slloga PNM Petrovac Na Mlavi. Ndeshja është zyrtare dhe luhet në orën 20.00. Një ndeshje ilegale. Vazhdon të shkelet sovraniteti i shtetit të Kosovës nga klubet e Serbisë. A do të reagon Federata e Basketbollit e Kosovës së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës, të paktën të kërkojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Qeveria e Kosovës, mos të lejojnë të luhet kjo ndeshje. Të paktën ta njoftojnë FIBA Europen  dhe FIBA-n.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test