NBA/ Durant nuk mjafton për Warriors, Houston e Utah, vijojnë të fitojnë - Bota Sot
NBA/ Durant nuk mjafton për Warriors, Houston e Utah, vijojnë të fitojnë

Basketboll

E shtunë, 26 maj 2018

NBA/ Durant nuk mjafton për Warriors, Houston e Utah, vijojnë të fitojnë

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 10:26
Kevin Durant

Kevin Durant nuk ka mjaftuar këtë mbrëmje, për t’i dhënë vazhdimësi rezultateve të Warriors, që kanë humbur në sfidën me Denverin, me rezultatin 115-108. Durant shënoi 31 pikë, 7 asiste dhe 6 rikuperime, ndërsa në fund të periodës së 3-të, Golden State kishte një avantazh të lehtë dhe u duk sikur do regjistronte një tjetër fitore. Por Denver Nuggets reagoi fuqishëm në fraksionin e fundit, të cilin e fitoi me rezultatin 38-25, duke siguruar edhe triumfin në gjithë takimin.

Houston Rockets regjistroi mbrëmë fitoren e 9, në 10 sfidat e fundit, duke iu afruar ndjeshëm Golden State-t, në krye të renditjes, në Konferencën e Perëndimit. Përballë Cleveland Cavaliers, Rockets e zgjidhën gjithçka në gjysmën e parë të sfidës, duke krijuar edhe një distancë prej 26 pikësh, e pamundur për t’u përmbysur në pjesën e mbetur. Chris Paul dhe Ryan Anderson, ishin lokomotiva e fitores për Houston, duke regjistruar 43 pikë, 12 asiste dhe 16 rikuperime në total.

Utah Jazz vijon të befasojë, teksa në transfertën ndaj San Antonio Spurs, regjistroi edhe fitoren e 5-të radhazi dhe të 3-tën, që shënon mbi 120 pikë. Të udhëhequr nga spanjolli Rubio, i cili regjistroi 34 pikë, 9 asiste dhe 3 rikuperime, Utah mposhti Spurs me rezultatin 111-120 dhe tani është më afër zonës së Play Off-it.

Edhe Washington Wizards vijon serinë e rezultateve pozitive, pasi regjistroi edhe fitoren e 4-t radhazi, teksa mposhti Orlando Magic me rezultatin 98-115. Wizards dominuan në 3 fraksionet e para, ku hipotekuan edhe fitoren, ndërsa humbja me një pikë diferencë në pjesën e fundit, nuk kërcënoi triumfin e radhës. Porter, Satoransky dhe Beal, ishin 3 lojtarët e Washingtonit, që shënuan shifrat më të mira në sfidën ndaj Magic.

Anthony Davies ishte i papërmbajtshëm në sfidën mes Minnesottas dhe New Orleansit, duke shënuar 38 pikë, një asist dhe 9 rikuperime, që gjithsesi nuk ndihmuan Pelicans të shmangnin humbjen e 3-të në 5 sfidat e fundit. Minnesotta Timberwolves ia doli të triumfojë me rezultatin 118-107, pasi dominoi sfidën veçanërisht në 2 fraksionet e para, e udhëhequr nga Butler.

Në sfidat e tjera, Detroit Pistons fitoi ndaj Miami Heat me rezultatin 111-107, Indiana Pacers mposhti Philadelphia 76-ers me rezultatin 100-92 dhe Dallas triumfoi ndaj Sacramentos me shifrat 99-106.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test