Prishtina fiton derbin e madh - Bota Sot
Prishtina fiton derbin e madh

Basketboll

E hënë, 20 gusht 2018

Prishtina fiton derbin e madh

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 12:52
Pamje nga ndeshja

Sigal Prishtina ka triumfuar në palestrën "Minatori" në Mitrovicë në kryendeshjen e xhiros së 18-të të IP Superligës së Kosovës në basketboll.
Takimi i luajtur në prani të 2000 shikuesve ka përfunduar me shifrat 64:69 në favor të bardhekaltërve.
Ishin mysafirët ata që dominuan në dy çerekët e parë, por më pas në dhjetëminutëshin e tretë nikoqirët këndellën dhe kështu në çerekun e fundit takimi ishte mjaft dramatik, por që në fund ishin prishtinasit ata që ia dolën të shënojnë fitore dhe kështu vazhdojnë të mbesin si skuadra e vetme e pamposhtur në elitën e basketbollit kosovar.
Te Sigal Prishtina ka shkëlqyer kapiteni, Edmond Azemi, i cili në momentet vendimtare të ndeshjes, e mori përgjegjësinë dhe kështu me qetësi e udhëhoqi ekipin drejt fitores së 18-të radhazi në IP Superligë.
Edo e ka përmbyllur takimin me 25 pikë, 6 kërcime e 3 asistime, kurse Fisnik Rugova ka shtuar 19 pikë e 17 kërcime dhe Alban Veseli kontribuoi me 12 pikë, 8 kërcime e 4 asistime. 
Në anën tjetër te Trepça më të dalluarit ishin Samir Zekiqi me 22 pikë e 7 kërcime dhe Jordan Reed me 13 pikë e 10 kërcime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test