Fitore e madhe e Boreas - Bota Sot
Fitore e madhe e Boreas

Basketboll

E enjte, 16 gusht 2018

Fitore e madhe e Boreas

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 12:52
Pamje nga një ndeshje

Basketbollistët e Boreas nga Peja kanë shënuar fitore në kryeqytet duke e mposhtur Kerasan Prishtinën me rezultat 97:88 (21:20, 23:24, 29:18, 24:26). Në fakt ky ishte edhe derbi i skuadrave të renditura në fundin e tabelës, që i takuar xhiros së 18-të të IP Superligës së Kosovës. 

Ndeshja ishte e baraspeshuar në dy çerekët e parë, kur ekipet shkuan në pushim me shifrat 44:44, kurse në çerekun e tretë që doli edhe të jetë përcaktues, më e mirë ishte skuadra mysafire, andaj ky dhjetëminutësh u takoi pejanëve me 29:18. Prej këtij momenti ishte Borea që udhëhoqi në rezultat dhe kështu në fund triumfoi me 9 pikë epërsi.

Më të merituarit për fitoren e ekipit nga Peja ishin Blend Matoshi me 24 pikë, 8 kërcime e 4 asistime, Charles Carter me 17 pikë, 9 kërcime e 12 asistime, Allen Idrizaj me 15 pikë e 8 kërcime, Shpend Gashi me 15 pikë, 5 kërcime e 7 asistime dhe Sami Hajzeri me 13 pikë e 6 kërcime.

Te Kerasan Prishtina më efikasit ishin Kreshnik Muçolli me 18 pikë, Arbnor Haliti me 16 pikë, 5 kërcime e 3 asistime, Kujtim Sadiku me 13 pikë e 6 kërcime, Rinor Ahmeti me 13 pikë, 4 kërcime e 4 asistime dhe Ilir Hasani me 11 pikë, 6 kërcime e 4 asistime, si dhe Kujtim Ujkani me 11 pikë e 10 kërcime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test