Dikur rivale të përbetuara, Bashkimi-Prishtina

Basketboll

Dikur rivale të përbetuara, Bashkimi-Prishtina

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 14:01
Ilustrim

Të dielën duke filluar nga ora 18:00 në palestrën në Prizren do të zhvillohet derbi i xhiros së XI në Ligën e Femrave, ku Bashkimi është nikoqir i Pro Bet Prishtinës.

Të dyja ekipet në afatin kalimtar të dimrit janë përforcuar me lojtare amerikane, ku Bashkimi në radhët e veta ka sjell dy basketbollistet amerikane Anastaisa Williams dhe Khadija Brown, të cilat së fundi kanë luajtur në Meksisë.

Ndërkaq Pro Bet Prishtina është përforcuar po ashtu me basketbolliste amerikane, Monasia Bolduc, e cila së fundi është paraqitur në NCAA.

Pikërisht përforcimet e fundit të bëra në të dyja skuadrat kanë bërë që ky takim të jetë mjaft interesant dhe me rivalitet të madh.

Duhet theksuar se që nga paslufta, për më shumë se një dekadë kanë qenë ish-Universiteti i Prishtinës, tashmë Pro Bet Prishtina dhe Bashkimi që kanë dominuar në basketbollin femëror në Kosovë.

Kampione në fuqi në Ligën e Femrave është skuadra e Penzës nga Peja, derisa Pro Bet Prishtina ka dimëruar si kampione vjeshtore e edicionit 2017/18.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat